Lajmet e fundit

Laurence Fishburne dhe Gina Torres janë ndarë pas 15 vjet martesë.
Gina u pa duke puthur një burrë tjetër javën e kaluar, shkruan Page Six. Ajo nuk e kishte as unazën e martesës dhe u vu re duke fshehur fytyrën me duar, gjatë qëndrimit në një tavolinë në natyrë, transmeton Klan Kosova.
Laurence dhe Gina bën paraqitjen e tyre të fundit publike në dhjetor të vitit 2015. Ata janë prindër të një vajze 10-vjeçare me emrin Delilah.