Lajmet e fundit

Eric Dane dhe gruaja e tij Rebecca Gayheart po divorcohen pas gati 14 vjetësh së bashku, transmeton Klan Kosova.
Ish-çifti, kanë paraqitur dokumentet për divorc të premten në Los Angeles.
“Pas 14 vjetësh së bashku ne kemi vendosur që të përfundojmë martesën tonë dhe është një vendim i mirë për familjen tonë. Ne do të vazhdojmë miqësinë tonë dhe do të kujdesemi për vajzat tona pasi ato janë gjëja më e rëndësishme e jona. Ju lutem, kërkojmë nga ju që ta respektoni privatësinë tonë gjatë kësaj kohe”, tha ish-çifti për USA Today.
Eric dhe Rebecca u martuan në vitin 2004 pas më pak se një vit në lidhje.