Lajmet e fundit

Kristen Dunst dhe Garret Hedlund janë ndarë përfundimisht.
Sipas Us Weekly, çifti ishte në lidhje katër vite, transmeton Klan Kosova.
Ata janë parë së bashku për herë të fundit në muajin Janar në Golden Globes, ku Kristen ishte e nominuar për punën e saj në serinë Fargo.
Kristen dhe Garret, të cilët kanë punuar së bashku në vitin 2011 për filmin “On the Road”, paraqitjen e tyre të parë si çift e kanë bërë në janar të vitit 2012.
Lajmin për ndarjen e kanë konfirmuar edhe burime pranë çiftit.