Lajmet e fundit

Kourtney Kardashian thuhet se është ndarë nga dashuria e saj për një kohë të gjatë, Scott Disick.
Sipas TMZ, ylli 36 vjeçar është ajo që u tërhoq nga kjo marrëdhënie, transmeton Klan Kosova.
Një burim i afërt ka treguar se shkaku i ndarjes në mes të çiftit janë festat e vonshme të Scottit.
Scott ishtë në Monte Carlo javën e kaluar me ish të dashurën e tij Chloe Bartoli, dhe ai u ka thënë njerëzve se ai është i vetëm dhe nuk është në lidhje.
Sipas burimit, ai nuk u kthye tek familja e tij për gati një muaj.
Kourtney dhe Scott kanë qenë së bashku që nga viti 2006 dhe kanë tre fëmijë, Manson pesë vjeçar, Penelope dy vjeçare dhe Reign gjashtë muajsh.