Lajmet e fundit

Kourtney Kardashian dhe Luka Sabbat janë ndarë, pas një lidhje disamujore.
“Kourtney nuk po takohet më me Lukan. Ishte një lidhje e shkurtër simpatike për të, por jo ndonjë gjë e madhe”, ka thënë një burim për revistën People.
Por Kardashian nuk është zemërthyer pas kësaj ndarje.
“Ajo ka gjëra shumë më të rëndësishme për t’u fokusuar, si fëmijët e saj dhe puna. Kourtney po ia del mbanë shumë mirë. Ajo mezi po i pret pushimet”, ka thënë më tutje ky burim, transmeton Klan Kosova.
39 vjeçarja Kardashian dhe 20 vjeçari Sabbat nisën lidhjen e tyre të dashurisë pas një vikendi që kaluan së bashku në muajin shtator, nga Los Angeles në Chicago.
Lidhja e tyre e dashurisë nisi pak pasi Kardashian ishte ndarë nga Younes Bendjima, në muajin gusht.
Një burim kishte thënë më herët për revistën People se rrethi i ngushtë i Kardashian mendonte se Sabbat ishte një zgjidhje shumë e mirë për të.
“Të gjithë miqtë e saj e dinin se ajo po e pëlqen shumë Lukan. Miqtë e saj nuk e pëlqenin Younes, derisa Lukan e donin shumë, edhe pse ishte vetëm 20 vjeçar. Ata mendojnë se ai është djalë shumë i mirë dhe i përshtatet Kourtneyt”.