Lajmet e fundit

Thuhet se Kevin Connolly dhe e dashura e tij Sabina Gadecki janë ndarë pas një vit lidhje, raporton Us Weekly, transmeton Klan Kosova.
Çifti u takua duke filmuar filmin Entourage.
“Ata ishin më mirë se miqtë. Ata u përpoqen për më shumë por thjesht nuk ia dolën”, ka thënë një burim për këtë revistë.
Kevin aktualisht është duke punuar për filmin “The Life and Death of John Gotti”, në të cilin luan edhe John Travolta.