Lajmet e fundit

Kaley Cuoco dhe bashkëshorti i saj Ryan Sweeting janë duke u divorcuar, këtë e ka treguar një burim i Kaley për JustJared.com
Aktorja 29 vjeçare dhe burri i saj, lojtar i tenisit, kanë qenë të martuar për vetëm 21 muaj, që nga dhjetori i vitit 2013, dhe ishin martuar vetëm pas tre muajve takim, transmeton Klan Kosova.
"Kaley dhe Ryan kanë vendosur për t'i dhënë fund martesës së tyre. Ata kanë kërkuar privatësi në këtë kohë. Asnjë deklaratë nuk do të lëshohet në lidhje me këtë çështje", tha burimi i Kaley-s.
Çifti për herë të fundit janë parë së bashku me 10 shtator, por që nga atëherë Kaley ka hequr të gjitha fotografitë me Ryan nga llogaritë e saj në mediat sociale.