Lajmet e fundit

Halle Berry ka paraqitur kërkesë për divorc nga Olivier Martinez, raporton TMZ.
Një burim i afërt me çiftin ka thënë: “Ata kanë një ndryshim të personalitetit”. Incidenti në LAX kur Olivier goditi një djalë me makinë, ka përkeqësuar konfliktet e tyre. Ai është paditur për incidentin javën e kaluar, transmeton Klan Kosova.
Çifti ka lëshuar një deklaratë të përbashkët: “Me zemër të thyer ju tregojmë që kemi ardhur në vendimin për divorc. Me dashuri dhe respekt për njëri tjetrin dhe në fokus të përbashkët për atë është më e mira për djalin tonë. I dëshirojmë njëri tjetrit lumturi në jetë dhe më e rëndësishmja është të respektohet privatësia e fëmiut tonë”.
Ata kanë një fëmijë Maceo i cili është dy vjeç.
Burimet e TMZ-së thonë se Halle nuk është duke kërkuar kujdestari të përbashkët apo të vetëm, por ajo që është më e mira për fëmiun e tyre.