Lajmet e fundit

Melanie Griffith dhe Antonio Banderas i kanë nënshkruar dokumentet e divorcit.
Çifti tani janë zyrtarisht të ndarë, pas një martese 18 vjeçare.
Gjatë aplikimit për divorc, Melanie ka kërkuar kujdestari të plotë të vajzës së saj Stella dhe mbështetje financiare, transmeton Klan Kosova.
Por, çështja e kujdestarisë është zgjidhur vetvetiu, kur Stella i ka mbushur 18 vjet shtatorin e kaluar.
Ky divorc është i katërt me radhë për Griffith dhe i dytë për Banderas, transmeton Klan Kosova.