Lajmet e fundit

Të dhënat e fundit tregojnë se Drew Barrymore dhe bashkëshorti i saj Will Kopelman i kanë dhënë fund martesës së tyre pothuajse katër vjeçare, transmeton Klan Kosova.
“Ata kanë kaluar nëpër disa vështirësi, por ende mbeten të afërt për hir të fëmijëve të tyre”, ka thënë një burim i afërt me ta.
“Drew kishte një fëmijëri rebele dhe të egër, pa familjen e saj që t’i qëndronte afër, dhe meqë tani është person shume i ndryshëm dhe një nënë e mrekullueshme, nuk ka dashur që ndarja të ndikojë tek fëmijët”, ka shtuar burimi.
Çifti është martuar në vitin 2012 dhe janë prindër të dy vajzave – tre vjeçares Olive dhe 1 vjeçares Frankie.
Deri më tani asnjëra palë nuk e ka konfirmuar ndarjen.