Lajmet e fundit

E mori epitetin e më të mirës në arsimin parauniversitar të Kosovës.
39 vjetët e punës dhe përkushtimit të mësueses Kimete Dida, të enjten u kurorëzuan me çmimin “Shaban Jashari”, të cilin e ndan Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë për nder të 7 marsit, njofton Klan Kosova.
Mësimdhënësja Dida tha se ndihet e nderuar që mori çmimin, i cili mban emrin e veteranit të arsimit dhe babit të komandantit legjendar Adem Jashari.
Por, mësuesja që aktualisht jep mësim në shkollën fillore "Ismail Qemali" në Prishtinë, tregon se puna për të cilën ajo u vlerësua, nuk që gjithmonë e lehtë.
Përveç çmimit për mësuesen Dida, mirënjohje për punën e tyre morën edhe disa kolegë të saj, të cilat ua ndau Ministri i Arsimit, Arsim Bjarami.
Ky i fundit vlerësoi lartë rolin dhe rëndësinë e mësimdhënësve në shoqëri.
E ky vlerësim po bënë që ata të jenë edhe me të vullnetshëm për punë të mëtutjeshme.
Ndryshe, çmimi “Shaban Jashari” për herë të parë u nda në vitin 2012. Prej atëherë dhënia e tij me rastin e 7 marsit, për mësuesit e dalluar është bërë tradicionale.
Kronikë e Dafina Jegenit.