Lajmet e fundit

Aktorja bukuroshe, Charlize Theron dhe aktori Sean Penn janë ndarë.
Sipas një burimi të UsWeekly, çifti janë ndarë pas një udhëtimi që kishin në Evropë në maj të këtij viti.
Fituesja e Oskarit ishte në lidhje me aktorin për një vit e gjysmë, transmeton Klan Kosova.
Ata njihet vite më parë, por kanë filluar lidhjen romantike në dhjetor të vitit 2013.
Një vit më pas ata u fejuan gjatë një udhëtimi në Paris.
Sean në vitin 1985 ishte i martuar me këngëtaren Madonna, dhe ishte divorcuar në vitin 1989.
Në vitin 2010 ai ishte divorcuar nga Robin Wright, pas 14 viteve martesë.