Lajmet e fundit

Një projekti i British Council i finacnuar nga Komisioni Evropian dhe qeveria e Kosovës ka ndarë 45 bursa për studentët kosovarë për nivelin master në fusha të ndryshme që përcaktohen nga qeveria, njofton Klan Kosova.
Teuta Beselica, drejtoreshë e "Young Cell Scheme", ka thënë se ky projekt implementohet nga Komisioni Evropian dhe jepen bursa për studentët për të studiuar në universitetet më të mira europiane.
"Për të aplikuar studentët duhet të kenë të kryer nivelin e bachellorit dhe vlen të theksohet se programi është në gjuhën angleze".
"Studentët mund të regjistrohen vetëm përmes website-it, ndërsa afati i fundit është më 5 shkurt".
Beselica në një intervistë në Info Magazine në Klan Kosova, tha se në fazën përfundimtare studentët intervistohen nga një panel i profesorëve të universiteteve me renome.