Lajmet e fundit

Në një ceremoni të organizuar nga Komuna e Drenasit, Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve dhe Shoqata e Familjeve të Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit, janë ndarë çerfitikatat e 12 dëshmorëve të cilëve u është njohur statusi i tyre të vrarë nga armata pushtuese jugosllave.
Në këtë ceremoni ishin pjesë, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari, kryetari i Shoqatës së Familjeve të Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit, Naim Zhitia, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë, njofton Klan Kosova.
Fillimisht këtë ceremoni e ka përshendetur kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i cili vlerësoj se njohja e statusit të këtyre dëshmorëve të vrarë në periudha të ndryshme, por me një qëllim të përbashkët, ka qenë obligim i vendit, që edhe familjet e tyre të kënë dëshmorët këta të rënë të cilet kishin sakrifikuar jetën e tyre kundër regjimit të dhunshëm jugosllav.
Ndërsa kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari tha se njohja dhe zyrtarizimi i këtyre dëshmorëve ka qënë synim që nga fillimi i Komisionit, mirëpo vonesat kanë ardhur për shkak të verefikimit të datave të sakta të vrarëve dhe mbështetja në anën ligjore.
Kurse, Naim Zhitia, kryetar i Shoqatës së familjeve të Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit, tha se të gjithë të renët që nga pas lufta e dytë botërore nga pushtuesit jogosllav, janë dëshmorë të kombit. Një elaborim për jetën dhe veprën e dëshmorëve e ka lexuar historiani, Besim Morina, ndërsa nga Lladrovci, Jashari dhe Zhitia janë ndarë çertifikatat e dëshmorëve, njofton Klan Kosova.
Atyre të cilëve u është njohur statusi i dëshmorit në Komunën e Drenasit ishin; Fazli Grajqevci, Naim Muja, Halil Binaku, Abedin Balaj, Shefqet Jashari, Agim Gllareva, Lulzim Rexhepi, Tahir Gashi, Sahit Shala, Enver Morina, Shani Morina e Nebih Istogu.
Kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci ka ndarë mirënjohje për veprimtarin e parreshtur, profesorin e ndjerë Bajram Kurtin dhe mirënjohje për Shoqatën e Familjeve të Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit, thuhet në komunikatën e dërguar, njofton Klan Kosova.