Mëngjesi i së mërkurës në Artmotion sjell super përballjen e ndërmjet skuadrës më në formë aktualisht në NBA, Utah Jazz e cila në Vivint Arena do t’i bëj konak Bostonit që po kalon një krizë dhe ka regjistruar vetëm 4 fitore në 10 ndeshjet e fundit.
04:00 BOSTON CELTICS – UTAH JAZZ - ART SPORT 1
Liderët e Konferencës Perëndimore, Utah Jazz janë befasia më e këndshme e edicionit të sivjetmë e NBA dhe djelmoshat e trajnerit Quin Snyder Ekipi po vazhdojnë me formën e jashtëzakonshme duke shënuar 9 fitore në 10 ndeshjet e fundit, njofton KlanKosova.tv.
Aktualisht, “xhezerët” me 19 fitore e vetëm pesë humbje janë skuadra më e suksesshme në ligë dhe në duel me Bostonin synojnë fitoren e njëzet sivjet.
Nga ana tjetër, Boston Celtics janë duke çaluar këtë sezon sa i përket ritmit të fitoreve. Në Konferencën Lindore renditen të katërtit me 12 fitore e 10 humbje. Disfata e fundit erdhi nga Phoenix Suns me rezultat 100:91 në ndeshjen që po ashtu u transmetua në Artmotion.
Dyshja Brown-Tatum është e etur për fitore dhe kthim në rrugën e duhur për t’u konsoliduar dhe ngritur mbi vendin e katërt.
Në këtë ballafaqim Utah Jazz nuk do ti ketë në dispozicion Mike Conley, Juëan Morgan dhe Elijah Hughes ndërsa Bostoni do të jetë komplet.
A do të shënoj Utah fitoren e njëzet apo Bostoni të trembëdhjetën, këtë do ta mësojmë ekskulzivisht në Art Sport 1, me fillim nga ora 04:00.
PESËSHET E MUNDSHME:
UTAH JAZZ: Rudy Gobert, Royce O’Neale, Bojan Bogdanovic, Joe Ingles, Donovan Mitchell.
BOSTON CELTICS: Carsen Edwards, Tristan Thompson, Grant Williams, Jayson Tatum, Kemba Waalker.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.