Sonte pas mesnate nis spektakli i madh i finales së Konferencës Perëndimore në NBA, ku Oklahoma City Thunder dhe Minnesota Timberwolves përplasen në një betejë të zjarrtë.
Thunder, me energjinë e një ekipi të ri dhe të uritur, kërkon të shënojë një fillim triumfal në serinë finale.
Nga ana tjetër, Timberwolves janë të gatshëm për të treguar se janë gati të shkojnë deri në fund.
Kush do ta rrëmbejë fitoren e parë në këtë duel epik?
Thunder apo Timberwolves?
Këtë super përballje mund ta ndiqni në platformën kryesore televizive, Artmotion, në kanalin Sport1, në 02:30.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.