Cleveland Cavaliers fiton edhe përballjen e dytë finale ndaj Toronto Raptors në Konferencën e Lindjes.
Sigurisht që për skuadrën nga Ohio nuk ishte kaq e lehtë sa në sfidën e parë, por Cavaliers shfrytëzuan fushën duke i mposhtur kanadezët 108-89.
Pas një periodë të parë të ekuilibruar, që u mbyll me rezultatin e ngushtë 30 – 28, skuadra e Tyronnn Lue e rriti ndjeshëm ritmin, duke shkuar plus 14 pikë në fund të pjesës së parë.
Në dy periodat e fundit Cavaliers u mjaftuan me dominimin e lojës, duke ruajtur energji për sfidën e radhës që do të luhet në Air Canada Center.
Edhe në këtë takim spikati – dyshja Irving – James, që realizoi në total 49 pikë, por sigursht loja e LeBron, ishte më efikase, pasi 31 vjecari përvcese realizoi 23 pikë, dha 11 assist dhe kontrolloi 11 topa nën tabelë.
https://www.youtube.com/watch?v=PiyxQl5TmXg
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.