Lojtari i Phoenix Suns, Devin Booker, nuk kishte shënuar kurrë më shumë se 40 pikë në një ndeshje në NBA, deri të premten – kur theu rekordin e tij dhe ishte afër të thyente të secilit që ka luajtur basketboll ndonjëherë, duke shënuar 70 pikë, njofton Klan Kosova.
Përformanca e Booker ishte fantastike dhe mbase më e mira e këtij sezoni brenda një loje në NBA.
Vet numri – 70 pikë në një ndeshje në NBA – duket jo natyral.
Kjo sepse, vetëm gjashtë lojtarë në histori të kësaj lige – më të fortës në botë – kanë shënuar kaq shumë pikë në një natë.
Loja e Booker ishte e mahnitshme në shumë mënyra, por ajo që mahniti më shumë ishte se askush s’ishte duke pritur diçka të tillë nga i riu.
Booker është një nga lojtarët më premtues në NBA, ai ka gjuajtje të mirë, por ajo çfarë ai bëri në humbjen e Phonix-it kundër Boston Celtics me rezultat 120-130 ishte përtej të priturës.
Michael Jordan kurrë nuk ka shënuar 70 pikë, LeBron James kurrë nuk e ka bërë ndërsa Stephan Curry as që ka qenë afër ndonjëherë ta bëjë.
Lojtarë të tjerë që kanë shënuar 70 e më shumë pikë – Kombe Bryant, David Thompson, Elgin Baylor, David Robinson dhe Wilt Chamberlain gjashtë herë – janë disa nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave në NBA, njofton Klan Kosova.
Booker është vetëm 20 vjeçar. Po të mos ishte në NBA ai tani do të quhej brucosh.
Por, edhe më impresive se fakti që Booker shënoi 70 pikë është mënyra se si e bëri.
Booker arriti të shënoi 70 pikë duke luajtur për një nga ekipet më të dobëta në NBA, dhe pikët ia shënoi një prej ekipeve më të mira në NBA.
Ai 50 pikë i shënoi vetëm në pjesën dytë.
Booker shënoi 17 dypikësha, 24 gjuajtje të lira dhe vetëm katër treshe.
https://www.youtube.com/watch?v=PeZEmaX4cEE#t=302.933635
https://www.youtube.com/watch?v=V3BuHTLTAmc
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.