Lajmet e fundit

I ftuar sonte në emisionin Ora e Fundit të Klan Kosovës, në pjesën e debatit Ballë për Ballë, ishte Nazmi Sfishta nga grupi muzikor Aurora, ish anëtar i LDK-së.
Me të është diskutuar në lidhje me vendimin e tij për t'u larguar nga strukturat e kësaj partie si dhe nga posti që e ushtronte në Ministrinë e Kulturës.
Sfishta ka thënë se nuk është në personalitetin e tij që të tentojë të ngritet duke i ofenduar të tjerët.
"Nuk kemi dalë rastësisht, për vetë faktin që kemi dalë kjo nënkuton pakënaqësi".
"Kjo nuk është në domenin tim, pra që unë të provoj të ngritem duke i shpalosur të metat e tyre".
Sfishta gjithashtu i ka renditur disa arsye që kanë ndikuar shumë në vendimin e tij për t'u larguar nga kjo parti.
"Prishja e VLAN-it, koalicioni me PDK-në, bërja president e Thacit me ndihmën e LDK-së, e shumë e shumë arsye të tjera".
Ai ka thënë që nuk ka ndonjë pëlqim për Kryeministrin e Kosovës, njëkohësisht liderin e LDK-së.
"Fakt është që nuk kam simpati për kryeministrin. Këtë e dinë qëmoti edhe në LDK".
"Nuk e kam simpatizuar politikisht, por e respektoj sepse ai është akademik".