Lajmet e fundit

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka emëruar nënkryetar të Komunës, prof. Dr. Nazmi Hasi.
“Profesor Nazmiu është kuadër i shquar akademik, i përkushtuar në shkencë dhe mësimdhënie akademike, me punime të shumëta shkencore në nivel ndërkombëtar”, thuhet në kumtesën e komunës, transmeton Klan Kosova.
“Aktiviteti i prof. Nazmiut në aspektin shoqëror dhe angazhimit intelektual tejkalon kufijtë lokal. Kapaciteti i tij, do të sjell në qeverisjen lokale, një fizionomi edhe në dinamikë duke begatuar qeverisjen, llogaridhënien, transparencën dhe mundësitë e barabarta”.