29.08.2015 · përditësuar para 3991 dite1 min lexim
Presidenti i Kazakistanit Nursultan Nazarbajev e ka siguruar homologun e tij serb Tomislav Nikoliq se vendi i tij nuk do ta njohë Kosovën, dhe do të jetë vazhdimisht në përkrahje të shtetit të Serbisë për anëtarësimin në organizma të ndryshme ndërkombëtare, shkruan Novosti, përcjellë Klan Kosova.
Sipas asaj që shkruan kjo e përditshme serbe, presidenti kazak, po ashtu ka premtuar se do t’i ndihmojë Serbisë në ruajtjen e trashëgimisë kulturore të saj, duke mos mundësuar që ajo trashëgimi të prezantohet në UNESCO si pjesë e Kosovës.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.