Lajmet e fundit

Naya Rivera dhe David Spade kohëve të fundit u vunë re në një pishinë në Hawaii, dhe tani raportime të reja thonë se ata janë në lidhje tash e disa javë.
Aktorja 32-vjeçare dhe komediani 52-vjeçar, “janë parë me njëri-tjetrin për disa javë rresht”, ka thënë një burim për E! News, transmeton Klan Kosova.
Naya është e ndarë nga burri i saj Ryan Dorsey që nga fundi i vitit të kaluar. Ata janë prindër të një djali njëvjeçar i quajtur Josey.
Edhe David ka një vajzë tetëvjeçare me ish-gruan Jillian Grace.