Lajmet e fundit
Anësori spanjoll rrezikohet më shumë nëse Manuel Pellegrini ja del ta transferojë yllin belg të Wolfsburgut, por thotë se nuk do të heq dorë nga pozita e titullarit.

Manchester City është afër përmbylljes së marrëveshjes me Kevin De Bruyne që mund t’ia zë vendin Jesus Navasit në 11-tën startuese të Manchester Cityt.
Spanjolli ka qenë titullar në tre përballjet e para të skuadrës në Premier League, por kjo pozitë mund t’i rrezikohet nëse belgu transferohet në Etihad Stadium.
Navas s’ka dyshime për vlerën e tij dhe është i lumtur që do të ketë konkurrencë.
“Mendoj se jam lojtar i rëndësishëm për skuadrën dhe detyra ime është që të punoj shumë”.
“Konkurrenca më mban të fokusuar. Është mirë që të ketë konkurrencë për të gjithë”.