Shërbimi korrektues i Rusisë ka bërë të ditur se sot ka vendosur ta transferojë opozitarin Alexei Navalny në një spital për të burgosurit.
Ky shërbim ka njoftuar se shëndeti i politikanit 44 vjeçar është në gjendje të kënaqshme dhe se tani ai po kontrollohet nga mjekët çdo ditë, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.
Kujtojmë se gjendja shëndetësore e Navalny është përkeqësuar pasi që i njëjti ka hyrë në grevë urie për ta kundërshtuar keqtrajtimin që po I bëhet nga personeli I burgut.
Klikoni në linkun e mëposhtëm për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje.
https://klankosova.tv/mbeshtetesit-e-navalny-planifikojne-proteste-ne-mbare-rusine/
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.