Lajmet e fundit

Gjykata ruse e ka shpallur fajtor opozitarin rus, Alexei Navalnyn, për mashtrim.
Prokurorët rusë kanë kërkuar që kritiku i Kremlinit të dënohet me 13 vjet burg, në një burg të sigurisë së lartë, nën akuzat për mashtrim dhe përbuzje të gjykatës, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Navalny tash e sa kohë po mbahet në burg, i dënuar me dy vjet e gjysmë, në një kamp burgu në lindje të Moskës për shkelje të lirimit me kusht në lidhje me akuzat që ai thotë se ishin të sajuara për të penguar ambiciet e tij politike.