Lajmet e fundit

Komandanti i Forcave të Bashkuara të NATO-së, admirali James Foggo qëndroi të martën në minierat e Trepçës, njofton Klan Kosova.
Për këtë vizitë të ushtarakut amerikan si dhe të gjigantit metalurgjik pamje ka publikuar edhe NATO-ja.
Kjo e fundit ka përmendur angazhimin e Aleancës Veri-Atlantike si dhe tensionet etnike në veri të Kosovës.
“Miniera e Trepçës është motori ekonomik i Kosovës Veriore pasi jep zink dhe argjend dhe ka të punësuar dy mijë persona”, thuhet në video.
“Megjithatë, në këtë zonë tensionet etnike vazhdojnë. NATO është e angazhuar në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor”.
“Trupat e kampit Nothing Hill të NATO-s sjellin siguri duke ndihmuar që Kosova të piqet dhe të evoluojë”.