Lajmet e fundit

Aleanca më e fuqishme ushtarake në botë, NATO, ka një kërcënim kryesor. Ai është Rusia, që ditë e më shumë po forcohet militarisht e politikisht.
Kjo është e gjetura kryesore e një raporti të përpiluar nga top dhjetë ekspertë të angazhuar nga sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg. Ky i fundit foli në një panel të organizuar nga Instituti Carnegie, njofton Klan Kosova
“Për t’i adresuar këto sfida tani ne duhet të punojmë më fortë me njëri-tjetrin si aleat dhe t’i ruajmë vlerat, bazuar në rregullat ndërkombëtare që na mundësojnë të jetojmë të lirë dhe në prosperitet. Duhet të bashkëpunojmë më mirë me partnerët tanë që i kemi afër e larg. Të qëndrojmë në këmbë si komunitet dhe demokraci. NATO 2030 është mundësi që të rinohet lidhja trans-atlantike” theksoi Stoltenberg.
Raporti me titull “Nato 2030, të bashkuar për një epokë të re (NATO 2030, unitet for a new era)” paraqet pasqyrë të qartë sesi Aleanca Veri-Atlantike, duhet të veprojë në raportet me Moskën, dhe mbajtjes së fuqisë për dekadën që po hyjmë.
Dy kryeautorët janë, diplomati amerikan Wes Mitchell, i cili sa ishte zyrtar i Departamentit të Shtetit disa herë zbarkoi në Kosovë, si dhe ish Ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Thomas De Meziere.
Raporti vjen në kohën kur Serbia po furnizohet me të madhe me armatim nga Rusia. Para pesë ditësh në një kazermë në Nish, afër kufirit me Kosovën ushtria serbe prezantoi disa tanke të tipit T-72 MS, që u tha se janë “dhuratë nga Moska”.
https://www.youtube.com/watch?v=_qdZyC66PMQ