Lajmet e fundit

Diskutimet midis ministrave të Jashtëm të NATO-s janë duke u zhvilluar në Bruksel.
Në hapje të sesionit të këtyre bisedimeve, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se bisedimet do të fokusohen në mbështetjen për “ukrainasit e guximshëm që po e mbrojnë vendin e tyre” dhe “mbështetje të mëtutjeshme për partnerët e tjerë që janë në rrezik nga agresioni rus”.
Ai tha se pushtimi rus, i nisur gjashtë javë më parë, ka "ndryshuar thellësisht mjedisin e sigurisë në Evropë" dhe se në takim do të diskutojnë gjithashtu "përshtatjen afatgjatë".
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, është gjithashtu pjesë e mbledhjes së NATO-s ku tha se do ta diskutojë agjendën e tij që ka veç tri pika "armë, armë, armë".