Lajmet e fundit

Organizata ushtarake NATO së bashku me aleatët e saj, do t’i zhvillojë ushtrimet më të mëdha që nga viti 2002.
Përgatitjet që NATO do t’i fillojë në tetor të këtij viti, do t’i përfshijnë 36,000 pjesëtarë të cilët do të ushtrohen për luftimin e militantëve të Shtetit Islamik, raporton Reuters, transmeton Klan Kosova.
Komandantët e NATO-s kanë thënë se ky do të jetë një ushtrim i vështirë dhe kompleks, i cili do t përfshijë edhe një skenar artificial ku militantët e supozuar do ta sulmojnë tokën nga toka dhe deti.
Më shumë se 30 vende, duke i përfshirë edhe ato që nuk janë anëtare të NATO-s, do të marrin pjesë në këtë ushtrim i cili do të zhvillohet në Itali, Spanjë Portugali dhe në Detin Mesdhe, duke filluar nga 3 tetor deri më 6 nëntor.
NATO nuk ka zhvilluar ushtrime të kësaj shkalle që nga viti 2002, kur 15 vende anëtare i kanë testuar kapacitetet e tyre në Norvegji dhe Poloni.