Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se aleanca ushtarake “shpreh mbështetjen e plotë” për sulmet ushtarake që ndodhën natën e kaluar, njofton Klan Kosova.
Duke folur në një konferencë për media në Bruksel, Stoltenberg ka thënë se “NATO dënon fuqishëm përdorimin e vazhdueshëm të armëve kimike nga regjimi sirian”.
“Këto sulme s’bën të normalizohen, ato janë rrezik për popullin sirian dhe për sigurinë tonë të përbashkët”.
“Ata që janë përgjegjës duhet të japin llogari”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.