Lajmet e fundit

Në përfundim të takimit të 28 ministrave të Mbrojtjes, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi se, Aleanca vendosi të japë mbështetje për krizën e refugjatëve në Egje, duke ndaluar Forcat e Armatosura greke e turke për të vepruar në hapësirën ajrore e detare të njëra-tjetrës.
Sipas marrëveshjes, Forcat e Armatosura greke e turke nuk do të veprojnë në ujërat territoriale dhe hapësirën ajrore të njëra-tjetrës”, tha Jens Stoltenberg, Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s.
Përveç bashkëpunimit të ngushtë me BE-në, NATO vendosi të intensifikojë inteligjencën, zbulimin dhe mbikëqyrjen në kufirin turko-sirian dhe të rrisë aftësinë për shkatërrimin e grupeve terroriste, sipas kërkesës së SHBA-ve, duke forcuar bashkëpunimin e autoriteteve të inteligjencës dhe mbikëqyrjes në këtë kuadër, krahas planifikimit ushtarak të organizatës.