Lajmet e fundit

Të deleguarit nga NATO dhe Rusia do të mbajnë bisedimet e para këtë muaj, që nga aneksimi i Krimesë, më shume se 2 vite më parë.
Mbledhja në mes të NATO-s dhe Rusisë do të mbahet javët e ardhshme, me ç’rast do të diskutohet për procesin e paqes në Ukrainë gjithashtu edhe gjendjen në Afganistan.
Megjithatë, Sekretari Gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg ka paralajmëruar që nuk do të jetë “rikthim i gjendjes së zakonshme”.
NATO ka bërë lëvizje në mënyrë që të forcoj pozicionin e saj në shtetet anëtare të Evropës lindore.
“Takimi i ardhshëm do të jetë një vazhdimësi e dialogut politik, siç është miratuar nga liderët e shteteve dhe qeverive pjesëtar te NATO-s” ka deklaruar z. Soltenberg
Ai gjithashtu ka shtuar se kjo nuk do të jetë një kthesë në gjendje të zakonshme, derisa Rusia të filloj respektimin e ligjeve ndërkombëtare.
Tensionet në mes të Rusisë dhe NATO-s, të cilat kanë në posedim arsenal të madh të armëve nukleare që nga Lufta e Ftohtë, kanë mjegulluar marrëdhëniet ndërkombëtare që nga aneksimi i Krimesë nga Ukraina ndjekur nga referendumi kontestues i gadishullit për vetëvendosje, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.