NATO dhe Estonia janë në kontakt të ngushtë në lidhje me një incident në Detin Baltik, në të cilin Talini tha se Rusia kishte dërguar shkurtimisht një avion ushtarak në hapësirën ajrore të NATO-s, tha Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Mark Rutte.
"NATO dhe Estonia janë në kontakt të ngushtë për këtë dhe koordinohen absolutisht për t'u siguruar që e dimë se çfarë po ndodh. Kjo është arsyeja pse jemi aktivë në këtë rajon", tha ai gjatë një konference për shtyp në Turqi.
Estonia tha se u përpoq të ndalonte një anije cisternë nafte me destinacion Rusinë, e cila mendohet të jetë pjesë e një "flote në hije" që sfidon sanksionet perëndimore ndaj Moskës.
Rusia, e cila i konsideron sanksionet si një përpjekje të ligë për të shtypur ekonominë e saj, thotë se të gjitha anijet e saj kanë kalim të lirë në Baltik dhe çdo përpjekje për t'i ndaluar ato është e rrezikshme, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.