Lajmet e fundit

Të mërkurën Kosova dha sinjale se do të kthejë forcën e saj të sigurisë në ushtri, me ligj, si kundërshtim të minoritetit serb që nuk do ndryshime kushtetuese për këtë cështje.
Afër dy dekada pas përfundimit të luftës, relacionet mes Beogradit dhe Prishtinës nuk janë aspak të mira, shkruan reuters, transmeton Klan Kosova.
Qeveria e Kosovës urdhroi themelimin e ushtrisë tre vjet më parë, por deputetët serbë u patën deklaruar kundër, duke theksuar se do të kundërshtojnë ndryshimet kushtetuese.
Kështu, tre vjet pas, presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, i nisi Kuvendit të Kosovës projektligjin që ndryshon kompetencat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, për ta kthyer në ushtri.
Por i menjëherëshëm ishte reagimi i ambasadës së SHBA-së në Kosovë dhe NATO-s, që kundërshtuan këtë nismë të të parit të shtetit të Kosovës.