Lajmet e fundit

Natalie Portman, të mërkurën gjatë Festivalit të Filmit të Venecias ka ngjallur zëra rreth shtatzënisë, derisa aty ka promovuar filmin e saj të ri "Jackie", transmeton Klan Kosova.
E veshur me një fustan të lirshëm, aktorja dukej sikur e kishte barkun pak të fryrë, por megjithatë kjo mbetet ende për t’u konfirmuar nga ana e saj.
Nëse fituesja e çmimit Oscar është shtatzënë, atëherë ky do të jetë fëmija i dytë me bashkëshortin Benjamin Millepied, me të cilin është martuar në vitin 2012.