Lajmet e fundit

Natalie Portman ka folur në lidhje me vdekjen e aktorit John Hurt, me të cilin ka punuar në filmin e fundit “Jackie”.
Ai ka luajtur së bashku me Natalie në filmin “V for Vendetta” gjatë vitit 2005, transmeton Klan Kosova.
Aktori britanik ka vdekur të mërkurën në moshën 77-vjeçare.
Natalie është nominuar për një Oscar për punën e saj në filmin “Jackie”.
“Jam shumë e mërzitur kur dëgjova lajmin për vdekjen e John-it”, ka thënë Natalie në një deklaratë.
“Unë kam qenë më fat që kisha mundësi të bëja dy filma me të. Ai ishte aktori më i talentuar, dhe gjithashtu një njeri shumë i mirë dhe i zgjuar. I dërgoj dashurinë timë familjes së tij në këtë kohë të vështirë”.