28.09.2015 · përditësuar para 3960 dite1 min lexim
NASA ka lëshuar një lajm, që po të jetë i vërtetë, do të cilësohet si zbulimi i shekullit 21.
Sipas agjencisë amerikane në misionin e tyre në Mars kanë gjetur gjurmë të ujit, shkruna The Guardian, përcjellë Klan Kosova.
Shkencëtarët kanë raportuar sot se shenjat e ujit në Mars janë shumë të sakta dhe definitivisht lajmi është i vërtetë.
Kjo gjetje tashmë garanton se nëse në Mars asnjëherë nuk ka pasur banim, atëherë në të ardhmen mund të ketë.
“Kjo, mendoj unë, na jep neve një target se ka duhet të fokusohemi”, ka thënë Alfred S. McEwen, profesor i gjeologjisë planetare në Universitetin e Arizonës, i cili është i angazhuar edhe në investigimin e fotografive me kualitet të lartë të NASA-s, njofton New York Times, transmeton Klan Kosova.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.