Agjencia amerikane e hapësirës, suksesshëm ka vendosur një kontroller në orbitën e Jupiterit, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Sateliti Juno, që e ka lënë tokën para pesë vitesh, i është afruar planetit të Jupiterit.
Transmiterët e kësaj anije kozmike, kanë konfirmuar se manovra ka shkuar ashtu siç edhe ishte planifikuar.
Marrja e radio mesazheve nga sateliti në afërsi të Jupiterit, ka bërë që misioni i kontrollit të NASA-s në Pasadena, Kaliforni, të brohorisë nga gëzimi.
Shkencëtarët planifikojnë që ta përdorin anijen për të bërë analiza të thella në brendësi të këtij planeti. Ata mendojnë se struktura dhe kimia e brendshme e Jupiterit, përmban të dhëna se si kjo botë është formuar 4 miliardë e gjysmë vjet më parë.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.