Lajmet e fundit

Presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentiis, thotë që klubi do të jetë gjithmonë i gatshëm që ta rikthejë Edinson Cavani-n nga Paris Saint-Germain.
Sulmuesi uruguaian është lidhur me një largim nga kryeqyteti francez, ndërkaq një rikthim në Serie A është përmendur si opsion.
“Ditën kur Cavani pajtohet që t’i ulet paga dhe dëshiron që të jetojë këtu me dy fëmjiët e tij, ai do të jetë i mirëseardhur”, ka thënë De Laurentiis për L’Equipe.
“Kurdo që ai do, mund të kthehet. Me Carlo Ancelotti-n, ai do të ishte një sulmues i përsosur”.