Lajmet e fundit

Skuadra e Napolit sot pritet të zyrtarizojë blerjen më të re nga klubi i Torinos.
Bëhet fjalë për mbrojtësin Nikola Maksimovic, i cili ndodhet në Romë ku po kryen testet mjekësore para se të firmosë kontratën e re me klubin e Napolit, shkruan "Corriere dello Sport", shkruan Albeu.
Presidenti i Napolit, De Laurentiis do paguajë 25 milionë euro në drejtim të Torinos. Në total këtë merkato Napoli shpenzoi 88 milionë euro, duke kthyer vëmendjen të shumë lojtarëve më të mirë në botë.