Lajmet e fundit

Napoli ka fituar 2:0 ndaj Bragës për t’iu bashkuar Real Madridit nga grupi C në fazën e nokautit.
Një autogol nga Serdard Satci në minutën e nëntë dhe goli i Victor Osimhenit në të 33-tën siguruan triumfin e vendësve.
Real Madridi që e mposhti Union Berlinin e përfundoi grupin C me 18 pikë duke i fituar të gjashtë ndeshjet e grupit.
Pas tyre vjen Napoli me 10 pikë, ndërkaq Braga numëron katër, e Union Berlini dy.