Lajmet e fundit

Sulmuesi i Genoas, Kris Piatek, e përfundoi ndeshjen kundër Sampdorias, pa shënuar asnjë gol .
Ndeshja përfundoi me një rezultat 1 me 1 dhe pavarësisht muajit të keq që kaloi, vlera e tij nuk ka rënë, njofton Klan Kosova.
Ai aktualish mban pozitën e parë në listën e Serie A me 10 gola, një më shumë se Cristiano Ronaldo.
Sipas Tuttosport, lojtari polak vazhdon të tërheqë interesin e shumë klubeve, si në Itali ashtu edhe jashtë saj.
Enrico Preziosi është në dispozicion për të zëvendësuar Piatek nga Genoa, por kjo mund të ndodh vetëm në qershor dhe jo më pak se 50 milionë euro.
Napoli dhe Chelsea janë dy klubet më të interesuara për sulmuesin polak.