Lajmet e fundit

Napoli ka arritur marrëveshje me Bordeaux për transferimin e futbollistit senegalez, Youssouf Sabaly, raporton Gazzetta dello Sport.
Sabaly ishte lojtar kyç në Kupën e Botës “Rusia 2018”, dhe pritet t’i bashkohet bashkëvendësit të tij, Kalidou Koulibaly, te klubi napolitan gjatë kësaj vere.
Mbrojtësi vlerësohet të kushtojë 15 milionë euro, por italianët duan zbritje pasi që ai aktualisht po trajtohet për një problem me ligamentet e gjurit.