Lajmet e fundit

Aktorët Naomi Watts dhe Liev Schreiber, treguan në shtator që do të ndahen, por ndarja nuk ia ka prishur edhe miqësinë.
Ata janë fotografuar së bashku me djalin e tyre nëntë vjeçar, Alexander Pete, ditën e Krishtlindjeve, transmeton Klan Kosova..
Watts dhe Schreiber, kishin thënë se ndarja e tyre është më mirë për gjithë familjen.
“Me dashuri, respekt dhe miqësi ne dëshirojmë që ta rrisim fëmijën tonë së bashku”, kishin deklaruar në shtator.


