Lajmet e fundit

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore shqipe së fundi do të vie me një projekt gjatë të punuar.
Është Shkurte Fejza e cila së fundi ka njoftuar se tashmë ka gati këngën e saj më të re, të cilën e sjell në bashkëpunim me vajzën e saj Gresa Behlulin, njofton Klan Kosova.
Kënga e cila është shoqëruar dhe me një videoklip, pritet të lansohet për publikun gjatë ditës së sotme.
Kështu ka njoftuar bilbili i Mushtishtit Shkurte Fejza, përmes llogarisë së saj në rrjetin social facebook, njofton Klan Kosova.
''SOT kënga e re , duet me GRESEN
Pershendetje për të gjithë Ju që jeni simpatizues të këngës sime ju informoj ashtu si që iu kam premtuar se per nderë të 8 Marsit - Ditës së Nënave sot do te editoj videoklipin e kengës NENA IME të cilen e kemi realizuar bashkë me vajzen time Gresa Behluli'' ka thënë Shkurte Fejza në statusin e saj, njofton Klan Kosova.