Namazi i Fitër Bajramit është falur në xhaminë “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë, ku një numër i madh besimtarësh myslimanë janë mbledhur që në orët e hershme të mëngjesit për të kremtuar një nga festat më të rëndësishme të fesë islame.
Besimtarët, të rinj e të moshuar, morën pjesë në faljen e namazit të Bajramit, transmeton Klankosova.tv.
Hoxhë, Almedin Ejupi lexoi Kuranin para besimtarëve myslimanë, derisa theksoi edhe rëndësinë e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Pas faljes, qytetarët u përshëndetën mes vete me urimet tradicionale për Fitër Bajramin, duke ndarë momente gëzimi dhe afërsie.
Gëzuar Fitër Bajramin!
https://www.youtube.com/watch?v=klpvgUmDTms
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.