Lajmet e fundit

Në parkun e qytetit të Prishtinës është vendosur të hënën skulptura në formë nallës.
Në këtë aktivitet morri pjesë edhe drejtoresha e Kulturës, Saranda Bogujevci e cila tha se vendosja e nallës është bërë si pjesë e projekteve që kanë në plan ti realizojnë në kuadër të “Arti në hapësirat publike”.
Ndërkaq, Burim Canolli, autor i kësaj vepre arti tha se motivim për realizimin e saj kanë qenë elementet tradicionale, ndërsa e ka përshtatur që të shërbejë edhe si argëtim për fëmijët, mirëpo edhe si ulëse për vizitorët e parkut.
Kurse, Lila Skaraveli, menaxhere e projektit “Culture For All”, tha se ndihet e kënaqur për realizimin e këtij projekti dhe se qytetarët, vecanërisht fëmijët, do të mund ta shfrytëzojnë atë. Ajo tha se vepra të ngjashme arti do të vendosen edhe në qytete të tjera të Kosovës.
Skulptura e nallës u realizua në kuadër të projektit “Culture For All” dhe u mbështet nga zyra e BE – së në Kosovë dhe Komuna e Prishtinës.