Lajmet e fundit

Kënga që u bë hit e që mori afër 7 milionë klikime në Youtube, “Nallane” nga Flori Mumajesi ft. Dj Vicky, përveç që u këndua e stërkëndua nga shqiptarët e të gjitha trojeve shqiptare, ajo po këndohet edhe nga të huajt.
Këngëtari ka postuar një video në rrjetin e tij Instagram, të një vajze që quhet Skylar Lawson e që është nga Londra, por, këndon e shqipton mjaft mirë këngën e Florit, “Nallane”, transmeton Klan Kosova.
Mumajesi, tashmë ka përmbyllur me sukses sezonin e tij të koncerteve të shumta, pasi që çdo klub nate që këngëtari ka kënduar, vendet ishin të stërmbushura.
“Nallane”, ka arritur suksesin e saj, e Flori padyshim se e shijoj atë.
https://instagram.com/p/6m-yIIG-bI/?taken-by=iamflorimumajesi