Lajmet e fundit

Air Albania, kompania e parë ajrore krejtësisht shqiptare tanimë është bërë me tre avionë.
Pas Lasgushit dhe Migjenit, flotës së avionëve i shtohet edhe Naimi.
Lajmin e dha pasditen e kësaj të mërkure, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
“Pas Lasgushit e Migjenit dhe frenimit nga pandemia, mbërriti edhe Naimi, i cili e çon në 3 numrin e avionëve të flotës së kompanisë sonë të flamurit”, njoftoi Rama./tvklan/