Lajmet e fundit

Naim Tërnava uron festën e Kurban Bajramit
Kreu i Bashkësisë Islame, Naim Tërnava, me rastin e Festës së Kurban Bajramit, ka uruar besimtarët myslimanë.
Sipas Tërnavës, festa e Kurban Bajramit në themelet e saj ka sakrificën, barazinë, solidaritetin dhe mirësinë, vlera këto që si askush tjetër, kjo festë i sjellë për besimtarët dhe për njerëzimin.
Myftiu i Kosovës me këtë rast, ka folur edhe për lirimin e masave kundër COVID-19.
“Edhe më madhështore festën e Kurban Bajramit të sivjemë e bën lirimi i masave anti-Covid, e në veçanti prania e mërgatës sonë që e begaton festën dhe e forcon institucionin e familjes”, ka thënë ai.
Me këtë rast, ai apeloi që gjatë vizitave familjare në Ditën e Bajramit, besimtarët myslimanë të vazhdojnë t’i respektojnë kufizimet e vendosura nga Insituti i Shëndetit Publik.
Kronik e zgjeruar nga Gresa Nitaj.